Home   Swith to English language
 
 Njoftime    


Drejtorite Rajonale
 



Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)

Edhe më lehtë për biznesin në Shqipëri!

Morën fund terri informativ, endjet pa fund nga një zyrë në tjetrën, pirgu me dokumenta për t’u plotësuar dhe orët e gjata të harxhuara për të marrë një licencë, autorizim apo leje për biznesin tuaj!

Sipas Ligjit Nr. 10081, datë 23 shkurt 2009, i cili reformon licencimin e biznesit në Shqipëri, që prej muajit qershor 2009, ka filluar punën Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) si një institucion publik qendror në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të shkurtuara, transparente dhe të shpejta, QKL redukton barrierat administrative ndaj nismës së lirë, ul kostot për bizneset në procesin e licencimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, duke përmirësuar ndjeshëm klimën për biznes në Shqipëri.


QKL-ja Ofron Këto Shërbime

a) trajton procedurat e licencimit, autorizimit, lejeve, ndryshimit dhe revokimit, sipas këtij ligji;

b) mban dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave e Lejeve;

c) siguron aksesin e lirë të publikut, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;

ç) informon dhe këshillon kërkuesit dhe publikun për procedurat e licencimit, autorizimit e lejimit;

Më shumë >


Përshkrimi i Regjistrit Kombëtar të Licencave

1. Regjistri Kombëtar i Licencave dhe Lejeve është një portal i integruar të dhënash elektronike, që shërben si instrument procedural publikimi/shpalljeje dhe si arkiv elektronik zyrtar, si dhe siguron transparencën në fushën e licencimit, të autorizimit dhe dhënies së lejeve.

2. Regjistri organizohet në tri pjesë:

a) Regjistri i nismave ligjore dhe nënligjore në fushën e licencimit/autorizimit/lejeve;

b) Regjistri informativ, sipas kategorive të licencave, autorizimeve dhe lejeve;

c) Regjistri aplikativ i licencave dhe lejeve

Çdo kërkesë dhe çdo vendim i QKL-së apo i një institucioni tjetër, që lidhet me licencimin/autorizimin/lejimin, sipas këtij kreu, publikohet në regjistër brenda ditës së nesërme të punës nga paraqitja e kërkesës apo marrja e vendimit ose e bërjes me dije.


Me aprovimin e ligjit për licencat, autorizimet dhe lejet, Kuvendi i Shqipërisë i hapi rrugë ngritjes së Qendrës Kombëtare të Licencimit.


Krijimin e QKL-së me procedura të standardizuara dhe sportele shërbimi në të gjithë vendin. Shërbimi me një ndalesë për licencat do të funksionojë në bazë të një sistemi elektronik që përputhet me atë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR). QKL-ja do të administrojë aplikimet për licenca duke përdorur procedura të thjeshtuara që kursejnë kohën e bizneseve për marrjen e këtyre licencave.

Dorëzimin dhe ndjekjen e aplikimit për licencë në mënyrë elektronike dhe shkëmbimin e rregullt të të dhënave mes institucioneve. Sistemi i QKL-së, i ndërtuar në përputhje me standardet e BE-së, do të mbështesë funksionimin e një rrjeti sportelesh shërbimi në të gjithë vendin, regjistrin kombëtar të licencave, si dhe do të ofrojë dorëzimin dhe ndjekjen e procesit të aplikimit përmes internetit.

QKL-ja do të mbështesë dixhitalizimin e regjistrave të licencave ekzistuese, si pjesë e regjistrit te QKL-së . Sistemi i saj do të shkëmbejë të dhëna me institucione të tjera, duke përfshirë këtu ministritë e linjës.


Njoftim:

Njoftojmë të gjithë bizneset se në bazë të nenit 14, pika 1,e Ligjit Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, “çdo licencë/leje në Republikën e Shqipërisë,e dhënë nga institucionet qendrore apo institucionet e pavarura,hyn në fuqi vetëm pas publikimit të saj në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, përveç se kur hyrja në fuqi e aktit që e miraton atë lidhet me botimin në Fletoren Zyrtare”.

Si rrjedhim, të gjitha licencat apo lejet e dhëna nga institucionet qendrore apo te pavarura, mbas datës 31 Dhjetor 2009, duhet të publikohen në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve nga institucioni përgjegjës, me qëllim që të kenë fuqi ligjore.


 

MULTIMEDIA
Reklama e QKL në TV

Fushata për QKL në media, qeshor-korrik 2009
 
Reklama për QKL në radio

Fushata për QKL në media, qershor-korrik 2009
 



FOTO GALERI

Photo Number 175

Shiko me shume foto
 


FAQE TË NDËRLIDHURA 



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

 


ANKETË

Si mësuat për hapjen e QKL së:








Voto    Rezultatet