Home   Swith to English language
 
 Njoftime    

Fillon punën Qendra Kombëtare e Licencimit!

TIRANË, 9 qershor 2009 - Mungesa e informacionit, endjet pa fund nga një zyrë në tjerën, pirgu me dokumenta për t’u plotësuar dhe orët e gjata të harxhuara për të marrë një licencë, autorizim apo leje për biznesin tuaj, morën fund!
Sipas ligjit të miratuar në shkurt të këtij viti, i cili reformon licensimin e biznesit në Shqipëri, ka filluar punën Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL), një  institucion publik qendror në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Sot, në ceremoninë e hapjes së zyrave qendrore të QKL-së në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha dhe Drejtorja e Misionit të USAID-it, Roberta Mahoni, zbuluan një pllakë dedikimi që vlerëson ndihmën e popullit amerikan përmes Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II, në ngritjen e QKL-së. Duke shfrytëzuar zgjidhjet bashkëkohore që ofron teknologjia e informacionit, kjo Qendër funksionon në bazë të një sistemi elektronik, i cili automatizon procesin e licensimit dhe mundëson ndjekjen hap pas hapi të ecurisë së aplikimit.

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha vuri në dukje angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për ta bërë sa më të lehtë aktivitetin e biznesit në Shqipëri.

Me shërbimin me një ndalesë dhe me procedura të shkurtuara, transparente dhe të shpejta, QKL-ja redukton pengesat administrative ndaj nismës së lirë, ul kostot për bizneset në procesin e licensimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, duke përmirësuar ndjeshëm klimën për biznes në Shqipëri.

Kthehu në Listë

  Element 3 nga 3 

Drejtorite Rajonale
 
Denonco!

· Denonco korrupsionin.
· Denonco sjelljet që bien
   ndesh me etikën profesionale.
· Denonco shkeljet e ligjit në
   kuadër të procedurave të
   licencimit dhe lejimit.

Për informacion më të detajuar klikoni këtu.

MULTIMEDIA

Reklama e QKL në TV

Fushata për QKL në media, qeshor-korrik 2009
 
Reklama për QKL në radio

Fushata për QKL në media, qershor-korrik 2009
 
FOTO GALERI

1 Vit QKL

Shiko me shume foto
 
FAQE TË NDËRLIDHURA 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

ANKETË

Voto    Rezultatet