|
Njoftojmë të gjithë bizneset se në bazë të nenit 14, pika 1,e
Ligjit Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në
Republikën e Shqipërisë”, “çdo licencë/leje në Republikën e Shqipërisë,e
dhënë nga institucionet qendrore apo institucionet e pavarura,hyn në fuqi vetëm
pas publikimit të saj në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve, përveç se
kur hyrja në fuqi e aktit që e miraton atë lidhet me botimin në Fletoren
Zyrtare”.
Si rrjedhim, të gjitha licencat apo lejet e dhëna nga institucionet
qendrore apo te pavarura, mbas datës 31 Dhjetor 2009, duhet të publikohen
në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve nga institucioni përgjegjës, me
qëllim që të kenë fuqi ligjore.
|