PROCEDURAT E LICENCIMIT/LEJES
NGA APO NPËRMJET QKL-SË
Grupet e licencave/lejeve
Ligji parashikon tre gupe liçensash dhe lejesh, të cilat do të trajtohen nga apo përmes Qendrës Kombëtare të Liçensimit (QKL), sipas kritereve që duhet të përmbushen për miratimin e tyre:
Group 1, përfshin ato liçensa e leje, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet vetëm në vetëdeklarimet e kërkuesit.
Grupi i parë trajtohet ekskluzivisht nga QKL.
Group 2, përfshin ato liçensa e leje, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve, përveçse në vetëdeklarimet e kërkuesit, bazohet, për të paktën njërin nga kushtet, edhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi.
Grupi i dytë trajtohet ekskluzivisht nga QKL.
Group 3, përfshin ato liçensa e leje, për të cilat, përveç sa parashikohet në pikat 1 dhe 2 më lart, vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet, të paktën pjesërisht, në kryerjen e një procesi inspektimi, testimi, gare, interviste, dëgjimi apo metode tjetër vlerësimi.
Grupi i tretë trajtohet nga QKL, në përputhje me një procedurë të kombinuar me Ministritë e Linjës/Institucionet/Agjencitë Qeveritare që gëzojnë kompetenca për trajtimin e aplikimeve përkatëse.