Përgjigjet e Pyetjeve më të Shpeshta
Cili është dallimi ndërmjet grupimeve të Liçensave dhe të Lejeve?
Ligji parashikon tre gupe liçencash dhe lejesh, të cilat do të trajtohen nga apo përmes Qendrës Kombëtare të Liçencimit (QKL), sipas kritereve që duhet të përmbushen për miratimin e tyre:
Group 1, përfshin ato liçenca e leje, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet vetëm në vetëdeklarimet e kërkuesit.
Grupi i parë trajtohet ekskluzivisht nga QKL.
Group 2, përfshin ato liçenca e leje, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve, përveçse në vetëdeklarimet e kërkuesit, bazohet, për të paktën njërin nga kushtet, edhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi.
Grupi i dytë trajtohet ekskluzivisht nga QKL.
Group 3, përfshin ato liçenca e leje, për të cilat, përveç sa parashikohet në pikat 1 dhe 2 më lart, vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet, të paktën pjesërisht, në kryerjen e një procesi inspektimi, testimi, gare, interviste, dëgjimi apo metode tjetër vlerësimi.
Grupi i tretë trajtohet nga QKL, në përputhje me një procedurë të kombinuar me Ministritë e Linjës/Institucionet/Agjencitë Qeveritare që gëzojnë kompetenca për trajtimin e aplikimeve përkatëse.