Home   Switch to English language
 
 Njoftime    


Drejtorite Rajonale
 



Procesi i ngritjes se Qendrës Kombëtare te Licencimit

Hyrje

Krijimi i një mjedisi te favorshëm për nismën e lire ka përbëre një nga drejtimet prioritare te programit te Qeverise Shqiptare ne vitet 2005-2009. Krahas investimeve dhe përmirësimeve ne rrjetet infrastrukturore si dhe hapja e tregjeve dhe partneriteti publik-privat, reduktimi i barrierave administrative ne te gjitha fazat e një biznesi, qe ne lindje e deri ne mbyllje te tij, është një nga komponentët me te rendesishem te këtyre politikave, ndryshe i njohur edhe si Reforma Rregullatore. Kjo reforme është njëkohësisht pjesë e përafrimit të legjislacionit shqiptar me aquis communautaire.

Reforma Rregullatore udhëhiqet nga Task Force për Reformën Rregullatore (TFRR) e drejtuar nga Kryeministri. Reforma rregullatore përshkon te gjitha fazat e një biznesi qe nga lindja e tij (regjistrimi), funksionimi dhe relacionet me institucionet shtetërore (tatime, dogana, prokurime, licencimi, inspektime, ankimi administrative e gjyqësor) e deri ne mbylljen e një biznesi. Reforma përfshin përmirësime ligjore, ngritje institucionesh te reja dhe/ose ristrukturim e fuqizim i institucioneve ekzistuese publike, krijim i lehtësirave procedurale e fiskale, informim. etj.

Reforma Rregullatore po kryhet në konsultim intensiv me publikun dhe veçanërisht me komunitetin e biznesit dhe ka gjetur mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtare të Shqipërisë

Regjistrimi i një biznesi është tashme një reforme e përfunduar dhe ne funksionim te plote. Ajo kulmoi me ngritjen e Qendrës Kombëtare te Regjistrimit (QKR) e cila, sipas modelit “te qendrës me një ndalese”, kryen brenda 1 dite, regjistrimin e një biznesi për qëllimin e regjistrit tregtar, fiskal, te sigurimeve shoqërore dhe ato te punës. QKR filloi punën me 3 Shtator 2007. Krijimi dhe regjistrimi i një biznesi tashme bazohet ne një ligj te ri për shoqëritë tregtare dhe ne sistemin modern te QKRse ne përputhje te plote me acqui communitaire. Kjo reforme dha një kontribut te madh ne suksesin e Shqipërisë ne vlerësimin nga Doing Business 2008 te Bankës Botërore. Reforma Rregullatore ka arritur progres te dukshëm edhe ne drejtimet e tjera te saj..


Reformimi i sistemit te Licencave e Lejeve

Lidhur me reformimin e sistemit te licencave e lejeve, procesi kaloi ne dy faza:

• Ne fazën e pare (2006-2008) u krye një reduktim masiv i llojeve te licencave e lejeve si dhe u shkurtuan afatet dhe u saktësuan disa procedura. Si rezultat i këtij procesi, ne mesin e vitit 2008, numri i licencave, lejeve e autorizimeve u reduktua nga mbi 300 kategori licencash në 70 te tilla. Faza e pare shërbeu edhe si përgatitje për fazën e dyte

• Faza e dyte (shtator 2008-Qershor 2009), nëpërmjet: Ligjit nr. 10081 dt. 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet ne Republikën e Shqipërisë”; Ligjit nr 10137, dt. 11.5.2009 ”Për disa ndryshime ne legjislacionin ne fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet ne Republikën e Shqipërisë”,  VKM-se Nr. 538 dt. 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet qendrës kombëtare të licencimit dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, si dhe aktet nënligjore për Ngritjen e Qendrës Kombëtare te Licencimit (QKL), shënoi ngritjen e një sistemi koherent, modern, elektronik, te thjeshtëzuar dhe sipas modelit te qendrës me një ndalese për licencat, lejet dhe autorizimet ne Republikën e Shqipërisë.

QKL u ngrit me vendim te Këshillit te Ministrave ne dhjetor 2008 dhe filloi te ofroje shërbimet për bizneset me 9.6.2009. Ne një periudhe 5 mujore u mundësuan:

• Miratimi i ligjit baze Nr. 10081 nga Kuvendi i Shqipërisë (shkurt 2009), ndryshime ne 61 ligje te ndryshme sektoriale për sigurimin e koherencës se plote ligjore (Maj 2009); përgatitja dhe Miratimi nga Këshilli i Ministrave kritereve dhe procedurave nen/ligjore për çdo kategori e nen/kategori te licencave (VKM nr. 538 dt. 26.05.2009) si dhe aktet e tjera organizative për QKL-ne (statute, organika, buxheti etj).
• Rekrutimi kompetitiv dhe trajnimi intensiv i stafit, ndryshimet e nevojshme ne legjislacionin sektorial ne fuqi dhe përgatitja e akteve nen/ligjore; 
• përgatitja, testimi dhe funksionimi i programit soft te Regjistrit Kombëtar te Licencave e Lejeve dhe ngritja e sistemit hard te qendrës.
• rikonstruksioni dhe pajisja e mjediseve te punës se QKL-se, 
• informimi intensiv i komunitetit te biznesit dhe publikut për sistemin e ri te licencimit

Tashme QKL përben një tjetër lehtësi për te bere biznes ne Shqipëri. Tiparet baze te cilësisë se shërbimit te QKL-se janë: teknologjia elektronike; afatet e shkurtra te licencimit; zbatimi i parimit te “miratimit ne heshtje”; staf i kualifikuar, transparenca maksimale dhe aksesi publik ne regjistrin elektronik te licencave dhe lejeve.

Modeli shqiptar i licencave e lejeve u bazua ne analiza te thelluara, ne identifikimin e opsioneve dhe ne përzgjedhjen e atyre me te përshtatshëm. Modeli shqiptar i licencave e lejeve ka shfrytëzuar përvojën ndërkombëtare e ne veçanti është bazuar përputhet me parimet e Direktivës 2006/123/EC e 12.12.2006 të Parlamentit dhe Këshillit Europian “Për shërbimet në tregun e brendshëm”.

Sistemi i ri i licencave dhe lejeve është produkt i punës se strukturave qeveritare e ne veçanti: Task Force e Reformës Rregullatore; Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; Këshilli Konsultativ i Biznesit; njësitë dhe/ose grupet e përhershme apo të përkohshme të punës në 12 ministritë e linjës dhe/ose institucionet e varësisë se tyre; stafi i QKL-se.

Vendimmarrja për ketë sistem ka kaluar nëpërmjet një procesi intensive e te hapur te informimit, konsultimit e përfshirjes se komunitetit te biznesit dhe publikut te përgjithësi.

Ngritja e sistemit te ri te licencimit është mbështetur me bujari nga:

• Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë me programin e zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Teknik (GTZ)  GTZ-ja financoi konsulencen teknike te nevojshme për kryerjen e analizave dhe përzgjedhjen e opsioneve, përgatitjen e Ligjit Nr. 10081 “Për Licencat, autorizimet dhe Lejet ne Republikën e Shqipërisë”, konsultimet me komunitetin e biznesit si dhe rekrutimin dhe trajnimin fillestar te stafit te QKL-se.

• Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikës nëpërmjet Programit te Sfidës se Mijëvjeçarit, Faza e Dyte. Plotësimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor, ngritja e sistemit elektronik hard dhe soft dhe pajisjet e tjera te QKL-se, fushata informuese e publikut u mundësuan me mbështetjen e këtij programi. Ky program do vazhdoje mbështetjen e mëtejshme për QKL-ne ne përmirësimin e vazhdueshëm te cilësisë se shërbimit si dhe do te kryeje monitorimin dhe vlerësimin e pavarur e efekteve te sistemit te ri te licencave e lejeve.

Një kontribut te çmuar ne te gjitha hapat e politikeberjes, përgatitjes se akteve ligjore e nënligjore si dhe ne trajnimin e stafit te QKL-se ka dhënë ekipi i eksperteve shqiptare te Institutit për Studime Bashkëkohore (ISB), një nga Think-tanks me te njohura shqiptare. Ekipi i ISB-se vazhdon te ndihmoje me ekspertizën e tij QKL-ne ne trajtimin e ceshtjeve te ndryshme edhe pas fillimit te punës se kësaj qendre.


Ne vijim

Ndërsa është kryer pjesa me e madhe e fazës se dyte te reformës se licencave e lejeve, sistemi i ri do te marre forme te plote ne muajt ne vijim deri me 31 dhjetor 2009. Deri ne fund te kësaj periudhe QKL do te siguroje akses ne Regjistrin Elektronik te Licencave e lejeve edhe te autoriteteve te tjera jashtë ekzekutivit qendror (psh. entet rregullatore apo njësite e qeverisjes vendore) si dhe do te futen ne sistemin e operimit te QKL-se disa licenca/leje sipas afateve te paracaktuara për to (si psh. Lejet mjedisore). Me tej do te siguroje akses nëpërmjet sporteleve te shërbimit ne te gjithë territorin e Republikës se Shqipërisë.

Sistemi i ri i licencave e lejeve dhe QKL janë te afta t’iu përshtaten modifikimeve te nevojshme qe do pësoje mjedisi rregullator. Ndërkaq, QKL do forcoje kapacitete e saj për te bere oponencën e çdo ndryshimi qe do te propozohet këtij sistemi nëpërmjet përdorimit te metodës se Vlerësimit te Efektit te Rregullave (VER) me qellim qe sistemi I licencave e lejeve te ruaje tiparet aktuale te thjeshtësisë, lehtësisë dhe kostos minimale për bizneset.




Denounce!

· Denounce the corruption.
· Denounce the behaviors that are against the professional ethics.
· Denounce the violations of the law in the framework of the licensing and permitting procedures.


For more detailed information click here.

MULTIMEDIA

Reklama e QKL në TV

Fushata për QKL në media, qeshor-korrik 2009
 
Reklama për QKL në radio

Fushata për QKL në media, qershor-korrik 2009
 



FOTO GALERI

Photo Number 210

Shiko me shume foto
 


FAQE TË NDËRLIDHURA 



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

 


ANKETË




Voto    Rezultatet