Home   Switch to English language
 
 Njoftime    


Drejtorite Rajonale
 


QKL(Qendra Kombëtare e Licencimit) ofron kryerjen e shërbimeve edhe nëpërmjet postës. 

Kërkesat dhe paraqitja e dokumentit të pagesës së tarifës/taksës në QKL mund të kryhen nëpërmjet:

a) paraqitjes drejtpërdrejtë në çdo sportel shërbimi të QKL-së, në të gjithë territorin e    Republikës së Shqipërisë, pavarësisht vendit të ushtrimit të veprimtarisë, vendbanimit apo selisë së kërkuesit.
Aktualisht, përveç Tiranës, sportele të QKL-së janë hapur në Korcë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Durrës, Elbasan, Berat, Fier dhe Peshkopi.

b) dërgimit me postë me lajmërim-marrje në selinë qendrore të QKL-së, në adresën:
Rr. “Papa Gjon Pali II”
Nr. 3, Kati III
Tiranë

c) përdorimit të mjeteve elektronike, në përputhje me legjislacionin për nënshkrimin elektronik. Së afërmi në këtë faqe ju do të gjeni informacion të detajuar mbi këtë mënyrë aplikimi.



Rregulla të përbashkëta për kërkesën për licencë/leje

1. Kërkesat për licencë/leje paraqiten në QKL sipas procedurave të përcaktuara.

2. Kërkesa përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese përkatëse.

3. Formulari tip përmban, të paktën, këto të dhëna:
      a) emërtimin e kategorisë /nënkategorisë;
      b) llojin e veprimit ose e të mirës publike të përdorur;
      c) të dhënat për identifikimin e kërkuesit dhe të personit që paraqet kërkesën;
      ç) vendin apo vendet e ushtrimit të veprimtarisë;
      d) të dhëna të tjera specifike, sipas kategorisë /nënkategorisë;
      dh) deklaratën e kërkuesit, që vërteton se i njeh kriteret e licencimit/lejes dhe i përmbush ato (për kriteret, përmbushja e të cilave kërkon vetëdeklarim);
      e) deklaratën për vërtetësinë e dokumenteve shoqëruese dhe/ose që i njeh dhe/ose i pranon detyrimet e licencimit/lejes dhe do t'i përmbushë ato;
      ë) adresën për komunikim;
      f) listën e dokumenteve shoqëruese që duhen paraqitur.

4. QKL-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formular. Për çdo licencë a leje që trajtohet nga ose nëpërmjet QKL-së, listën e dokumenteve mund ta gjeni duke klikuar mbi titullin e saj në faqen: Licencat/Lejet që merren te QKL-ja.

5. Formulari i plotësuar dhe një listë dokumentesh shoqëruese për çdo kërkesë të paraqitur, publikohen nga QKL-ja në regjistër, brenda ditës së nesërme të punës nga data e paraqitjes së kërkesës.


Paraqitja në sportelet e QKL-së.

1. Kërkesa për licencë apo leje paraqitet në sportelin e QKL-së nga vetë kërkuesi apo nga një person i autorizuar prej tij.

2. Nëpunësi i sportelit asiston të interesuarin në plotësimin e formularit të kërkesës, verifikon identitetin dhe kërkon nënshkrimin e formularit të plotësuar.

3. Dokumentet shoqëruese paraqiten në origjinal, në kopje të noterizuara me origjinalin ose kopje të shoqëruara me dokumentin origjinal, që njësohen me origjinalin nga nëpunësi i sportelit.

4. Kur kërkesa paraqitet nga personi i autorizuar, sipas pikës 1 të këtij neni, bashkë me dokumentet shoqëruese paraqitet edhe dokumenti që vërteton faktin e të qenit i autorizuar.

5. Nëpunësi i sportelit lëshon një konfirmim, me shkrim, për çdo kërkesë. Konfirmimi lëshohet sipas formatit të miratuar dhe duhet të tregojë llojin e kërkesës, datën dhe listën e dokumenteve shoqëruese të dorëzuara.

6. Nëpunësi i sportelit është i detyruar të marrë në dorëzim çdo kërkesë të paraqitur, sipas këtij ligji, edhe nëse kërkesa është e paplotë.

7. Dokumenti i pagesës së tarifës administrative  paraqitet në sportel, nëpunësi i të cilit lëshon një konfirmim me shkrim.

8. QKL-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formular.

9. Formulari i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese, për çdo kërkesë të paraqitur, publikohen nga QKL-ja në regjistër, brenda ditës së nesërme të punës nga data e paraqitjes së kërkesës.



Aplikimi përmes postës


LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHEN DORËZUAR PRANË QKL-së:

     1. Dokumentet Provuese 

                •  Për një listë më të detajuar të dokumentave provuese që duhen dorëzuar pranë QKL-së, ju lutemi konsultoni informacionin 
                   për çdo kategori ose nënkategori të liçencave të paraqitur në portalin tonë

Shënim:
Të gjitha dokumentet provuese duhen të paraqiten në kopje të njësuar me origjinalin (kopje e noterizuar)


     2. Dokumentet Shoqëruese

                •  Formular I plotësuar I kërkesës I nënshkruar nga personat pergjegjës për përfaqësimin e personit juridik, apo vetë personi fizik
                   (Formulari I plotësuar I aplikimit që gjëndet në portalin tonë) 
                •  Dokumenti i identifikimit, i njohur nga ligji, i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit (Pashaporte ose Kartë Identiteti) 
                •  Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi 
                •  Autorizimi që vërteton se personi i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i
                    autorizuar prej këtij subjekti për të kërkuar licencën dhe për të bërë deklarimet e kërkuara në emër të subjektit 
                •  Të gjitha dokumentet shoqëruese duhen të paraqiten në kopje të njësuar me origjinalin (kopje e noterizuar) 
                •  Dokument I pagesës së tarifës/taksës se aplikimit në QKL prej 100 lekë

Shënim:
Të gjitha dokumentet shoqëruese duhen të paraqiten në kopje të njësuar me origjinalin (kopje e noterizuar)


Lista e dokumentat provuese per cdo licence gjendet ne tabelen e meposhtme duke pare detajet e licences.
Per te marre formen e aplikimit klikoni ketu.

Formulari i plotesuar i aplikimit bashke me dokumentat e licences duhet te dergohen me poste ne adresen e meposhtme.
 Qendra Kombetare e Licencimit 
 Rruga "Papa Gjon Pali II" 
 Nr.3, Kati III, Tirane

Titulli
    
TitulliFushaTipiGrupiKodi
 Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale të mbrojtjes civileSiguria Kombetare, Rendi publik dhe Mbrojtja CivileLicence I.2
Shërbime ekspertizeSiguria Kombetare, Rendi publik dhe Mbrojtja CivileLicenceGrupi 2I.2.A
Shërbime ndërhyrese në raste emergjencashSiguria Kombetare, Rendi publik dhe Mbrojtja CivileLicenceGrupi 3I.2.B
 Shërbimi i ruajtjes dhe/ose sigurisë fizikeSiguria Kombetare, Rendi publik dhe Mbrojtja CivileLicence I.3
Sigurimi fizik i objekteve shtetërore e private, i personave, si dhe veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare e politikeSiguria Kombetare, Rendi publik dhe Mbrojtja CivileLicenceGrupi 3I.3.A
Sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare e sendeve të çmuara gjatë transportitSiguria Kombetare, Rendi publik dhe Mbrojtja CivileLicenceGrupi 3I.3.B
 Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimeve Ushqimi dhe ShendetiLicence II.1
Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeveUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.1.A
Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerez)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.1.B
Prodhimi primar me shumicëUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 1II.1.C
 Shërbime të riprodhimit, krijimit të racave ose veterinareUshqimi dhe ShendetiLicence II.2
 Ndërzimi natyral ose inseminimi artificial Ushqimi dhe ShendetiLicence II.2.A
Inseminim artificial (stacionet e inseminimit artificial/inseminatorët)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.2.A.1
Ndërzim natyror i kontrolluar (stacionet e ndërzimit natyror)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 1II.2.A.2
Prodhim dhe/ose tregetim i materialit racorUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.2.B
Klinika veterinareUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.2.C
 Rritja ose tregtimi i kafshëveUshqimi dhe ShendetiLicence II.3
Mbarështimi i kafshëve në fermat agroblektorale të mëdhaUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.3.A
Kultivimi i kafshëve ujore në fermat e akuakulturësUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.3.B
Tregtia me shumicë e kafshëve të gjallaUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.3.C
Prodhimi dhe/ose tregtimi i farave dhe/ose fidanëveUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 1II.4
 Prodhimi dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, plehrave kimike dhe/ose produkteve prej duhaneveUshqimi dhe ShendetiLicence II.5
Prodhim dhe tregtim të produkteve të mbrojtjes së bimëve (produkteve të rrezikshme dhe me rrezikshmëri të lartë)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.5.A
Prodhim dhe tregtim të produkteve të mbrojtjes së bimëve (produkteve të rrezikshme dhe me rrezikshmëri të lartë)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.5.A.3
Prodhim dhe tregtim të plehrave kimike me rrezikshmëriUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.5.B
Tregtim me shumicë të plehrave kimike me rrezikshmëriUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.5.B.2
Tregtim me pakicë të plehrave kimike me rrezikshmëriUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.5.B.3
Prodhimi industrial dhe/ose përpunimi i produkteve të duhanitUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.5.C
 Shërbime mjeksore parësore, spitalore ose të stomatologjisëUshqimi dhe ShendetiLicence II.6
Shërbime mjeksore parësore dhe/ose stomatologjikeUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.6.A
Shërbime spitaloreUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.6.B
 Prodhimi dhe/ose tregtimi i barnave (për njerëz ose kafshë).Ushqimi dhe ShendetiLicence II.7
 Farmacitë ose agjencitë farmaceutikeUshqimi dhe ShendetiLicence II.7.A
Farmacitë ose agjencitë farmaceutike (agjenci farmaceutike)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.7.A.1.Af
Farmacitë ose agjencitë farmaceutike (farmaci)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.7.A.1.F
Farmacitë ose agjencitë farmaceutike (për kafshë - farmaci veterinare)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.7.A.2
 Tregtimi me shumicë i barnaveUshqimi dhe ShendetiLicence II.7.B
Tregtimi me shumicë i barnaveUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.7.B.1
Tregtimi me shumicë i barnave (për kafshë)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.7.B.2
 Prodhimi i barnaveUshqimi dhe ShendetiLicence II.7.C
Prodhimi i barnaveUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.7.C.1
Prodhimi i barnave (për kafshë)Ushqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 3II.7.C.2
 Shërbime të tjera shëndetësore dhe/ose higjenosanitareUshqimi dhe ShendetiLicence II.8
Shërbime ekspertize higjeno-shëndetësoreUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.8.A
Shërbime ndërhyrese higjeno-shëndetesoreUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.8.B
Veprimtari në fushën e Shëndetit Publik që nuk liçencohen sipas një kategorie tjetërUshqimi dhe ShendetiLicenceGrupi 2II.8.C
 Për ndikimin në mjedisMjedisi dhe burime mjedisore bazeLeje III.1
Leje e thjeshtë mjedisoreMjedisi dhe burime mjedisore bazeLejeGrupi 3III.1.A
Leje mjedisoreMjedisi dhe burime mjedisore bazeLejeGrupi 3III.1.B
Leje e integruar mjedisoreMjedisi dhe burime mjedisore bazeLejeGrupi 3III.1.C
 Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me ndikimin në mjedisMjedisi dhe burime mjedisore bazeLicence III.2
Veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedisMjedisi dhe burime mjedisore bazeLicenceGrupi 2III.2.A
Veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedisMjedisi dhe burime mjedisore bazeLicenceGrupi 3III.2.B
Importi i mbetjeve për qëllim riciklimi, përpunimi, dhe/ose përdorimi ose importi i substancave ozon-hollueseMjedisi dhe burime mjedisore bazeLicenceGrupi 3III.3
 Shfrytëzimi dhe/ose mbarështimi i faunës (tokësore ose ujore)Mjedisi dhe burime mjedisore bazeLeje III.5
Peshkimi dhe forma të tjera të shfrytëzimit të faunës ujore të egërUshqimi dhe ShendetiLejeGrupi 3III.5.A.1
 Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet mjedisore bazëMjedisi dhe burime mjedisore bazeLicence III.7
Shërbime të ekspertizës dhe/ose profesionale lidhur me pyje dhe/ose kullotaMjedisi dhe burime mjedisore bazeLicenceGrupi 2III.7.A
Shpues profesionist për ujëMjedisi dhe burime mjedisore bazeLicenceGrupi 1III.7.B
 Minerare ose hidrokarbureBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLeje IV.1
 MinerareBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLejeGrupi 3IV.1.B
Leje kërkim-zbulimiBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLejeGrupi 3IV.1.B.1
Leje ShfrytëzimiBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLejeGrupi 3IV.1.B.2
Leje kërkim-zbulim-shfrytëzimiBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLejeGrupi 3IV.1.B.3
Minerare (Leje shfrytëzimi - Grup 1,2,3)Burime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLejeGrupi 3IV.1.B
 Sherbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare, hidrokarbure dhe energjitikeBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLicence IV.4
Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerareBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLicenceGrupi 2IV.4.A
Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet hidrokarbureBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLicenceGrupi 2IV.4.B
Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet energjetikeBurime minerare, hidrokarbure dhe energjetikeLicenceGrupi 2IV.4.C
 Arsimi parauniversitarArsimi dhe shkencaLicence IX.1
Arsim parauniversitarArsimi dhe shkencaLicenceGrupi 3IX.1.A
Institucion arsimor plotësuesArsimi dhe shkencaLicenceGrupi 3IX.1.B
Transport rrugor ndërkombëtar i udhëtarëveTransportiLicenceGrupi 3VII.1
Transport rrugor ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qiraTransportiLicenceGrupi 3VII.2
 Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale të lidhura me transportin rrugorTransportiLicence VII.3
AutoshkollëTransportiLicenceGrupi 2VII.3.A
Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimitTransportiLicenceGrupi 2VII.3.A.1
Autoshkollë për dhënien e çertifikatës së aftësisë profesionaleTransportiLicenceGrupi 2VII.3.A.2
Autoshkollë për dhënien e dëshmisë së aftësisë profesionaleTransportiLicenceGrupi 2VII.3.A.3
 Transport ndërkombëtar detar i automjeteve dhe/ose udhëtarëveTransportiLicenceGrupi 3VII.4
Transport kombëtar detar i mallrave dhe i njerëzveTransportiLicenceGrupi 3VII.4.1
Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe i njerëzveTransportiLicenceGrupi 3VII.4.2
 Për shërbime portualeTransportiLicenceGrupi 3VII.5
Për ushtrimin e veprimtarisë së pilotimitTransportiLicenceGrupi 3VII.5.1
Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore në zonën portuale të Durrësit dhe në radën përkatëseTransportiLicenceGrupi 3VII.5.2
Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore në portet detare të Vlorës, Shëngjinit, Sarandës dhe ne radat përkatëseTransportiLicenceGrupi 3VII.5.3
Për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të shërbimit të paisjeve të sigurimit të jetës në detTransportiLicenceGrupi 3VII.5.4
Për ushtrimin e veprimtarisë së survejimit të mjeteve lundrueseTransportiLicenceGrupi 3VII.5.5
 Për shërbime hekurudhoreTransportiLicenceGrupi 3VII.6
Veprimtari në transportin hekurudhorTransportiLicenceGrupi 3VII.6.1
 Për shërbime aeroportualeTransportiLicenceGrupi 3VII.7
Licencë operimi për transportuesit ajrorëTransportiLicenceGrupi 3VII.7.1
Licenca e operimit të aerodromitTransportiLicenceGrupi 3VII.7.2
Licencë për trafik ajror të përgjithshëm (aeroport për operime të përgjithshme)TransportiLicenceGrupi 3VII.7.3
Licencë për trafik ajror të veçantë (aeroport me operime të veçanta)TransportiLicenceGrupi 3VII.7.4
Licencë për operim të një fushe fluturimiTransportiLicenceGrupi 3VII.7.5
Licencë për operim të një fushe fluturimi për avionët pa motorTransportiLicenceGrupi 3VII.7.6
Licencë për ofruesit e shërbimeve të lundrimit ajrorTransportiLicenceGrupi 3VII.7.7
 Prodhimi, depozitimi, transporti, përdorimi dhe/ose tregtimi i produkteve dhe/ose lëndëve a pajisjeve të tjera me rrezikshmëriIndustri dhe Sherbime te tjeraLicence VIII.1
Tregëtimi me shumicë i naftës, gazit, nënprodukteve përfshirë ato bio si dhe lëndët djegëseIndustri dhe Sherbime te tjeraLicenceGrupi 2VIII.1.A
Veprimtari të lidhura me substancat dhe preparatet kimike me rrezikshmëriIndustri dhe Sherbime te tjeraLicenceGrupi 3VIII.1.B
 Shërbime të kujdesit shoqërorKujdesit Shoqeror dhe PunesimitLicence X.1
Shërbime të përkujdesit komunitarKujdesit Shoqeror dhe PunesimitLicenceGrupi 2X.1.A
Shërbime të përkujdesit rezidencialKujdesit Shoqeror dhe PunesimitLicenceGrupi 3X.1.B
 Shërbime të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe/ose formimit profesionalKujdesit Shoqeror dhe PunesimitLicence X.2
Ndërmjetësim në tregun e punësKujdesit Shoqeror dhe PunesimitLicenceGrupi 2X.2.A
Formim profesionalKujdesit Shoqeror dhe PunesimitLicenceGrupi 3X.2.B
Shërbimi i përmbarimitDrejtesia dhe ligjiLicenceGrupi 2XI.2