Shërbimet e QKL-së
Ligji i ri e ka reduktuar numrin e licencave dhe lejeve nga më shumë se 200 në 65 kategori dhe nënkategori, nga të cilat 46 do të merren dhe rinovohen përmes Qendrës Kombëtare të Licencimit me seli në Tiranë. Në të ardhmen, QKL-ja do të ketë sportele shërbimi në të gjithë vendin.
Pranë QKL-së ose duke vizituar portalin e saj në internet: www.qkl.gov.al, bizneset mund të marrin shërbimet e mëposhtme:
- Informacion të plotë për ligjet dhe rregulloret që administrojnë licencat dhe lejet në Shqipëri;
- Informacion për kriteret, procedurat, proceset e shqyrtimit dhe të vendim-marrjes, tarifat dhe pagesat, si dhe formularët që duhen për të aplikuar për një licencë ose leje apo për t’i rinovuar ato ekzistuese;
- Udhëzime për përgatitjen e kërkesës për të marrë ose për të rinovuar një licencë ose leje;
- Informacion mbi statusin e aplikimit për licencë, autorizim ose leje, si dhe një kopje të vendimeve të ndërmjetme ose përfundimtare lidhur me këtë aplikim.