Home   Switch to English language
 
 Njoftime    




Paraqitja e kërkesave në QKL


Paraqitja e kërkesave për licenca dhe leje në QKL mund të kryhet nëpërmjet:

a) paraqitjes drejtpërdrejtë në çdo sportel shërbimi të QKL-së;

b) dërgimit me postë me lajmërim-marrje në selinë qendrore të QKL-së;



Rregulla të përbashkëta për kërkesën për licencë/leje


1. Kërkesat për licencë/leje paraqiten në QKL, sipas procedurave të përcaktuara.

2. Kërkesa përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese përkatëse.

3. Formulari tip përmban, të paktën, këto të dhëna:

      a) emërtimin e kategorisë /nënkategorisë;

      b) llojin e veprimit ose e të mirës publike të përdorur;

      c) të dhënat për identifikimin e kërkuesit dhe të personit që paraqet kërkesën;

      ç) vendin apo vendet e ushtrimit të veprimtarisë;

      d) të dhëna të tjera specifike, sipas kategorisë /nënkategorisë;

      dh) deklaratën e kërkuesit, që vërteton se i njeh kriteret e licencimit/lejes dhe i përmbush ato (për kriteret, përmbushja e të cilave kërkon vetëdeklarim);

      e) deklaratën për vërtetësinë e dokumenteve shoqëruese dhe/ose që i njeh dhe/ose i pranon detyrimet e licencimit/lejes dhe do t'i përmbushë ato;

      ë) adresën për komunikim;

      f) listën e dokumenteve shoqëruese që duhen paraqitur.

4. QKL-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formular.

5. Formulari i plotësuar dhe një listë dokumentesh shoqëruese për çdo kërkesë të paraqitur, publikohen nga QKL-ja në regjistër, brenda ditës së nesërme të punës nga data e paraqitjes së kërkesës.



Paraqitja në sportelet e QKL-së.


1. Kërkesa për licencë apo leje paraqitet në sportelin e QKL-së nga vetë kërkuesi apo nga një person i autorizuar prej tij.

2. Nëpunësi i sportelit asiston të interesuarin në plotësimin e formularit të kërkesës, verifikon identitetin dhe kërkon nënshkrimin e formularit të plotësuar.

3. Dokumentet shoqëruese paraqiten në origjinal, në kopje të noterizuara me origjinalin ose kopje të shoqëruara me dokumentin original, që njësohen me origjinalin nga nëpunësi i sportelit.

4. Kur kërkesa paraqitet nga personi i autorizuar, sipas pikës 1 të këtij neni, bashkë me dokumentet shoqëruese paraqitet edhe dokumenti që vërteton faktin e të qenit i autorizuar.

5. Nëpunësi i sportelit lëshon një konfirmim, me shkrim, për çdo kërkesë. Konfirmimi lëshohet sipas formatit të miratuar dhe duhet të tregojë llojin e kërkesës, datën dhe listën e dokumenteve shoqëruese të dorëzuara.

6. Nëpunësi i sportelit është i detyruar të marrë në dorëzim çdo kërkesë të paraqitur, sipas këtij ligji, edhe nëse kërkesa është e paplotë.

7. Dokumenti i pagesës së tarifës administrative  paraqitet në sportel, nëpunësi i të cilit lëshon një konfirmim me shkrim.

8. QKL-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formular.

9. Formulari i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese, për çdo kërkesë të paraqitur, publikohen nga QKL-ja në regjistër, brenda ditës së nesërme të punës nga data e paraqitjes së kërkesës.


 


Denonco!

· Denonco korrupsionin.
· Denonco sjelljet që bien
   ndesh me etikën profesionale.
· Denonco shkeljet e ligjit në
   kuadër të procedurave të
   licencimit dhe lejimit.


Për informacion më të detajuar klikoni këtu.

MULTIMEDIA

Reklama e QKL në TV

Fushata për QKL në media, qeshor-korrik 2009
 
Reklama për QKL në radio

Fushata për QKL në media, qershor-korrik 2009
 



FOTO GALERI

Photo Number 211

Shiko me shume foto
 


FAQE TË NDËRLIDHURA 



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

 


ANKETË




Voto    Rezultatet