Home   Swith to English language
 
 Njoftime    


Certifikata ISO 9001
 
Në datën 02.10.2012, ora 11:30, në Qendrën Kombëtare të Licencimit zhvillohet ceremonia e certifikimit të nivelit të cilësisë (ISO 9001), të këtij institucioni nga kompania prestigjioze Lloyd’s Register Quality Assurance (LRQA), e njohur në fushën e menaxhimit të riskut, sigurisë, garantimit të cilësisë dhe klasifikimit. Kjo kompani është krijuar në vitin 1760, me mbi 250 vjet eksperiencë pune. Ky grup përbëhet nga 101 kompani që operojnë në fusha të ndryshme dhe ka 278 zyra që ofrojnë shërbime në 245 qytete dhe 186 vende të botës.

Avantazhi i këtij fakti është se Shqipëria hyn në hartën e një prej kompanive më prestigjioze dhe ikonike në botë që vepron në fushën e standarteve dhe sigurimit të cilësisë, fakt ky i cili mund të luajë një rol të madh në garantimin dhe tërheqjen e investitorëve të ndryshëm që duan të investojnë në Shqipëri.

Certifikimi i nivelit të cilësisë (ISO 9001), erdhi si rezultat i përfundimit të procesit të auditimit mbi sistemin e menaxhimit dhe proceseve të punës në Qendrën Kombëtare të Licencimit, nga ana e kompanisë Lloyd’s Register Quality Assurance (LRQA).

Certifikata vërteton se sistemi i menaxhimit dhe proceset e punës të Qendrës Kombëtare të Licencimit, janë në përputhje me standartin kryesor ndërkombëtar të cilësisë. Ky certifikim konfirmon edhe njëherë nivelin dhe cilësinë e lartë të shërbimeve, korrektësinë dhe profesionalizmin e ofruar për subjektet që kërkojnë të licencohen dhe që kryejnë aktivitetin e tyre në Republikën e Shqipërisë.

Certifikimi i QKL-së është një tregues edhe i përparimit të vendit tonë në përqafimin e standardeve më të avancuara ndërkombëtare në fushën e cilësisë.

Nga ana tjetër, ky certifikim është gjithashtu arritje për të gjithë komunitetin e biznesit, pasi dëshmon se QKL është në përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë, transparencën dhe profesionalizmin e shërbimeve të saj për biznesin. Ajo është një garanci më shumë për investitorët e huaj që tashmë kanë jo vetëm fjalën tonë mbi mundësitë dhe kushtet që ata do të gjejnë në Shqipëri, por edhe garancinë e një prej institucioneve më seriozë në botë.

Qendra Kombëtare e Licencimit, që prej fillimit të funksionimit në qershor 2009, ofron shërbimin me një ndalesë dhe procedura të shkurtuara, transparente dhe të shpejta, redukton barrierat administrative ndaj nismës së lirë, ul kostot për bizneset në procesin e licencimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, duke përmirësuar ndjeshëm klimën ndaj biznesit në Shqipëri.

 
Certifikata
 
 
LRQA
 
 
Photos

 


Denonco!

· Denonco korrupsionin.
· Denonco sjelljet që bien
   ndesh me etikën profesionale.
· Denonco shkeljet e ligjit në
   kuadër të procedurave të
   licencimit dhe lejimit.


Për informacion më të detajuar klikoni këtu.

MULTIMEDIA

Reklama e QKL në TV

Fushata për QKL në media, qeshor-korrik 2009
 
Reklama për QKL në radio

Fushata për QKL në media, qershor-korrik 2009
 



FOTO GALERI

Drejtori i QKL-se dhe perfaqesuesi i Lloyds

Shiko me shume foto
 


FAQE TË NDËRLIDHURA 



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

 


ANKETË




Voto    Rezultatet